Information on the Persona

FORTA eshte nje mjet i lehte per t'u perdorur nga kushdo ne internet - i testuar pozitiv apo jo me Coronavirus - per monitorim te vazhdueshem te simptomave ne shkalle.

Rasti: Coronavirus e shpallur pandemi

Coronavirus eshte shpallur nje pandemi nga Organizata Boterore e Shendetit. Po perhapet ne shume vende te botes ne te njejten kohe. Qeverite po ndermarrin veprime urgjente dhe agresive per te ndryshuar rrjedhen e shperthimit te Corona.

Problemi: pak dihet ne lidhje me Coronavirusin

Pandemia eshte duke prekur mijera njerez dhe duke cuar viktima ne vdekje. Numri i rasteve te infektuara qe kane nevoje per kujdes ne qendrat e kujdesit shendetesor tejkalon burimet e ofruara, duke cuar nga njera ane drejt spitaleve te mbingarkuara, ose nga ana tjeter per pacientet me raste te buta ose me rrezik te ulet per t'u derguar per izolim dhe trajtim ne shtepi.

Pak dihet rreth virusit. Nuk eshte e qarte se cilat jane simptomat e sakta qe perjetojne pacientet e infektuar nga raste te buta apo raste asimptomatike, pse dhe si ndikon virusi ne nje grupmoshe me shume se tjetri, pse femijet me pak se te rriturit, etj.

FORTA: nje mjet online per monitorimin e shendetit ne shkalle

FORTA eshte nje mjet i lehte per t'u perdorur nga kushdo ne internet - i testuar pozitiv apo jo me Coronavirus - per monitorim te vazhdueshem te simptomave ne shkalle.

Duke perdorur FORTA cdo dite per te raportuar simptomat tuaja dhe ato te te afermve tuaj, ju do te ndihmoni qe te gjurmoni me pas ne nje shkalle shume te madhe (potencialisht per njeqind mije njerez) se si virusi prek individet, familjet e tyre te ngushta, grupmoshat e ndryshme, komunitetet me te medha, dhe pastaj ne te gjithe boten.

FORTA mbeshtetet nga institucione te ndryshme. Rezultatet e marra nga FORTA me kontributin tuaj individual do te perdoren nga studiuesit klinike per te kuptuar me shume rreth virusit dhe veprimeve qe duhen ndermarre.

Si funksionon FORTA??

Ju perdorni nje nderfaqe te thjeshte ne internet per te bere nje raport te shpejte shendetesor per veten tuaj dhe te afermit tuaj te afert (psh familjen tuaj). Nese nuk ka ndonje ndryshim ne simptoma te nesermen, kontrollimi plotesohet vetem nga 1 ose 2 pyetje. Ju mund te perdorni FORTA ne cdo kohe, nese simptomat kane ndryshuar gjate dites per ju ose te afermit qe po raportoni.

Privatesia eshte absolutisht e siguruar! FORTA nuk po pyet ose perpunon ndonje informacion personal (sic eshte emri, id, etj.), I cili mund te perdoret per te identifikuar ju ose te afermit tuaj. Te vetmet te dhena personale te perpunuara jane mosha, gjinia dhe qyteti (permes IP-se tuaj).